75 Mall Live Search
09:08 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / F.R

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan

Një person është arrestuar në Deçan pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.