Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku janë asgjësuar 9 mijë e 317 bimë narkotike kanabis sativa. Aksioni ka vijuar me vëzhgime nga ajri, me helikopterë dhe dronë.
Në njësitë administrative Shosh e Pult u gjetën dhe u asgjësuan 4 mije e 403 bimë kanabisi dhe kryeplaku i fshatit Ndreaj u vu në hetim për shpërdorim detyre, raporton A2CNN.
Ndërsa në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër u gjetën dhe asgjësuan mbi 300 bimë të dyshuara kanabisi. Bimët e tjera u asgjësuan në njësitë administrative Shllak e Temal, e në Fierzë.
Gjatë operacionit u shpall në kërkim një 52-vjeçar pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.