75 Mall Live Search
16:48 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Lum na që e kemi, Fisnik Asllani shënon tjetër gol për Hoffenheimin

Skuadra e Hoffenheimit ka shënuar golin e tretë ndaj Union Berlinit në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligas.

Golin për 1:3 e shënoi sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, shkruan Indeksonline

Asllani shënoi gol në minutën e 52’të, që ishte i dyti personal në këtë ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar tri gola në tri ndeshje në Bundesliga këtë sezon./Indeksonline/