Partia Liberale Egjiptiane i jep mbështetje Besnik Osmanit, në Fushë-Kosovë

Në një mbrëmje të organizuar bashkë me banorët e lagjeve 028 dhe 029 të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani i LDK-së ka pranuar mbështetjen e Partisë Liberale Egjiptiane.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani.
“Mbrëmjen e sotme e mbyllëm me një takim të mrekullueshëm me banorët e lagjeve 028 dhe 029 në Fushë Kosovë.
Së bashku me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, z. Bashkim Krasniqi, dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, z. Veton Berisha, prezantuam prioritetet e programit tonë zgjedhor.
Faleminderit për mbështetjen e sinqertë! Me bashkëpunim dhe përkushtim, do të avancojmë jetën e komunitetit tonë duke adresuar nevojat dhe kërkesat e tyre” u shpreh Osmani.