75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Burim

Ish-gjenerali Rama: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, dënohet krejt Kosova

Ish-gjenerali UÇK-së, dhe komandanti i FKS-së për vite me radhë, Rrahman Rama i cili po merr pjesë në protestën në Hagë, tha se nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, dënohet e gjithë Kosova.

Rama tha se e ka pritur këtë numër të pjesëmarrësve, sipas tij, për shumë arsye.

“Realisht e kam pritë këtë masë me qenë janë shumë arsye pse duhet të jenë dhe njerëzit e kanë kuptu që nëse ky proces nuk shkon mirë, dënohemi të gjithë. Kështu që është shumë madhështore dhe me rëndësi përkrahja. Nëse ata dënohen, dënohet e gjithë Kosova”, tha Rama për Klan Kosova.