Gucat: UÇK nuk lindi nga urrejtja, por nga padrejtësia

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili po merr pjesë në protestën në Hagë, ka thënë se sot po flitet për dinjitetin e popullit të Kosovës, për drejtësinë që i është mohuar.
Ai ju ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ndëshkohet Kosova për lirinë e saj,
“UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia. Ajo luftoi për liri dhe liria nuk ishte dhuratë por gjaku më i mirë i tanëve. Sakrifica e djemve dhe vajzave që ranë për këtë flamur”, tha ndër të tjera Gucati.