Muharremaj merr vendim befasues për fushatën në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë një vendim të pazakontë gjatë fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se nuk do ta përdorë automjetin e tij zyrtar deri në përfundim të zgjedhjeve.
Ai shkruar se dëshiron të jetë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë, raporton IndeksOnline.
“Gjatë fushatës zgjedhore nuk do ta kem në shërbim automjetin tim zyrtar. 🫡
Dua të jem i barabartë si gjithë të tjerët. 🤝”, ka shkruar Muharremaj.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të fotografojnë dhe të demaskojnë çdo zyrtar që e shfrytëzon veturën zyrtare për qëllime të fushatës. /IndeksOnline/