75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Protestuesit i afrohen objektit të Gjykatës, ndërhyn policia

Forcat e sigurisë holandeze kanë marrë nën kontroll situatën para ndërtesës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas rigrupimit të protestuesve pranë objektit, autoritetet ndërhynë duke i larguar ata që ishin vendosur para ndërtesës. 

Theksojmë se në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale./Indeksonline/