Jashari: Çlirimtarët gjykohen padrejtësisht por jo serbët që vranë familjen Jashari

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari ka marrë pjesë në protestën e sotme në Hagë, ku tha se krerët e UÇK-së po mbahen peng padrejtësisht.
Ajo tha protesta kishte një qëllim të nevojshëm, drejtësinë për krerët e UÇK-së
“Dhe mëse e nevojshme për shkak se janë bërë shumë vite që po mbahen peng padrejtësisht dhe ata janë heronjtë që duhet ta përjetojnë lirinë për çka kanë luftuar dhe jo të mbahen këtu padrejtësisht”, tha ajo, duke thënë se këta protestues janë një zë që këtij procesi duhet t’i vije fundi me lirimin e çlirimtaret.
Jashari shtoi se shpreson që personat që po gjykojnë çlirimtarët tanë të reflektojnë për të gjitha anët e historisë së çlirimit të Kosovës.
“Kush ka marrë përgjegjësi për vrasjen e familjes Jashari. Kjo është pyetja dhe jo vetëm, ka ende nëna që nuk i kanë gjet familjet e tyre, ka ende trupa të pagjetur dhe të vrarë në Kosovë dhe ende askush nuk është gjykuar për masakrën, luftën që është bërë në Kosovë “, tha ajo.
Sipas saj, padrejtësi është që asnjë serb nuk gjykohet për krimet dhe masakrat që kanë bërë në vendin tonë.