Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit suedez.
Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli, shkruan Indeksonline
Zeneli shënoi një supergol nga distanca në minutën e 72’të për ta bërë rezultatin në 1:2.
Ky ishte goli i dytë i Zenelit në ligë këtë sezon. Ai ka bërë gjashtë asiste./Indeksonline/
Elfsborg reducerar genom Besfort Zeneli! 🟡⚫
— Sports on HBO Max 🇸🇪 (@sportshbomaxse) September 14, 2025
📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/EBX4sss0Jv