75 Mall Live Search
23:24 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Musliu: Protesta tregoi se drejtësia kërkon zë, përkushtim dhe qëndresë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në protestën kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë.

Ajo theksoi se me praninë e tyre, qytetarët treguan se zëri i drejtësisë nuk mund të hesht, dhe se ndërgjegjja kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet.

Musliu gjithashtu falënderoi ata që e mbështetën protestën në forma të ndryshme, përfshirë me fjalë, në rrjete sociale, apo edhe me mbështetje morale nga larg.

Ajo përfundoi me mesazhin se bashkë treguam se drejtësia kërkon zë, përkushtim dhe qëndresë, dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të jetojë gjithmonë.