75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 14 Shtator 2025 / G T

Fermin Lopez ka një kërkesë për La Ligan: Dua të luajë në këtë stadium!

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Fermin Lopez shënoi dy gola në këtë ndeshje dhe u shpall si më i miri, shkruan Indeksonline

Pas përfundimit të ndeshjes, Lopez paraqiti një kërkesë për La Ligan.

“Duhet t’i kërkojmë La Ligas nëse mund të vazhdojmë të luajmë në këtë stadium. Kundër Como-s kam shënuar dy gola, kurse edhe sonte i shënonva dy. Më përshtatet ky stadium”, u shpreh Fermin

/Indeksonline/