Pas ndarjes nga Edi, Anisa nis lidhje të re dashurie?

Ish-banorja e “Big Brother Kosova”, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një surprizë të veçantë që e priti këtë mëngjes.
Në instastory, ajo publikoi një buqetë me trëndafila të kuq dhe dhurata të tjera, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Morning surprises but from who?”, pa zbuluar se nga kush i kishte marrë.
Ky gjest romantik ka ngritur dyshime nëse në jetën e saj mund të ketë nisur diçka e re, sidomos pas ndarjes së komentuar shumë nga Eduart Kuçi.
Fansat e saj kanë nisur menjëherë me aludime, ndërsa Anisa për momentin ka zgjedhur të mbetet enigmatike, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth jetës së saj private.
