Tchouameni: Shpresoj të luaj për një kohë të gjatë te Real Madrid

Mesfushori francez, Aurelien Tchouameni është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit.
Në 3 vitet e tij në kryeqytetin spanjoll, francezi u shndërrua në një nga lojtarët të kyç të skuadrës duke fituar tituj si në Spanjë ashtu dhe në Evropë.
Tchouameni, ka shprehur dëshirën që të qëndrojë gjatë te “Los Blancos”.
“Shpresoj të luaj për një kohë të gjatë te Real Madridi!. Ne gjithmonë e ndiejmë presionin, është normale kur je te Real Madridi. Do të përpiqemi të japim gjithçka dhe të fitojmë shumë tituj. Kjo është ajo që duhet të bëjmë te Real Madridi”, u shpreh Tchouameni.
Tchouameni, u transferua te Reali në vitin 2022 nga Monaco për shifrën e 80 milionë eurove.
Ai numëron 150 paraqitje ku shënoi 5 gola dhe 6 asistime, ku fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, 2 Superkupa të Evropës, 1 të Spanjës, International Cup dhe Botërorin e Klubeve./IndeksOnline/