75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / BA

Zyrtare: Ndryshohet lokacioni, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk luhet në Beograd

UEFA ka ndryshuar lokacionin e ndeshjes Serbi – Shqipëri, e cila luhet më 11 tetor dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Sipas njoftimit, ndeshja e cila ishte paraparë të luhet në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd, tani do të zhvillohet “Gradski stadium Dubocica” në Leskovac.

Ky stadium është vetëm pak metra larg kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshimi i lokacionit të zhvillimit të ndeshjes dhe stadiumit është bërë pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Serbisë, ku kërkoi ndryshimin për shkak të kushteve të sigurisë./IndeksOnline