75 Mall Live Search
00:02 / E Martë, 16 Shtator 2025 / Burim

I mituri kapet duke drejtuar veturën, babai gjobitet nga policia në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, njësitet policore të stacionit të Obiliqit, kanë shqiptuar një gjobë ndaj prindit të një të mituri, i cili në një video të postuar në rrjete sociale shihet duke drejtuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

“Pas veprimeve policore, ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin”, bëri të ditur policia.