75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 16 Shtator 2025 / L A

Mata s’e ka në plan pensionin, bëhet me skuadër të re

Mesfushori spanjoll, Juan Mata është bërë me skuadër të re.

Mirëpo Mata do të qëndrojë në Australi, ku është transferuar te Melbourne Victory nga Western Sydney Wanderers.

Spanjolli, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin australian.

Te shqiptarët ky klub njihet pasi që më parë ka qenë pjesë sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha i cili tashmë është trajner i akademisë së klubit.

Mata, sezonin e kaluar në A-League bëri 23 paraqitje ku shënoi 1 gol dhe 3 asistime për Western Sydney Wanderers./IndeksOnline/