75 Mall Live Search
12:28 / E Martë, 16 Shtator 2025 / S Z

Osmani viziton bizneset e Fushë-Kosovës, premton përkrahje dhe krijim të kushteve që nxisin investime të reja

Kandidati I LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës Besnik Osmani ka vizituar disa nga bizneset e kësaj komune, për të parë nga afër punën e tyre dhe sfidat me cilat përballen dhe mundësitë e bashkëpunimit me ta.

“Sot zhvillova një vizitë në disa nga bizneset që operojnë në komunën e Fushë Kosovës. Këto takime ishin një mundësi e mirë për të parë nga afër punën e tyre, për të dëgjuar sfidat me të cilat ballafaqohen dhe për të diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit”, ka thënë Osmani.

Osmani ndër të tjera ka theksuar se përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të ngushtë, synon  që të ndërtojë një mjedis ku secili biznes të ketë hapësirën e duhur, për të rritur aktivitetin dhe për të kontribuar në punësim dhe mirëqenie të qytetarëve.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik lokal, ndaj komuna jonë ka qenë dhe do të mbetet dora e djathtë e tyre – duke ofruar përkrahje, duke lehtësuar procedurat dhe duke krijuar kushte që nxisin investime të reja. Përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të ngushtë, synojmë të ndërtojmë një mjedis ku secili biznes të ketë hapësirën e duhur për të rritur aktivitetin dhe për të kontribuar në punësim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, ka thënë Osmani.