75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 16 Shtator 2025 / Burim

Ahmeti merr mbështetje të madhe në Janjevë: kjo përkrahje është treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës dhe njëherësh kryetar i degës së LDK-së, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sonte.

I pari i Lipajnit tha se pjesëmarrja masive dhe përkrahja e fuqishme e banorëve janë dëshmi se programi i LDK-së është një program për zhvillim dhe të ardhme.

“Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, u shpreh Ahmeti.

Tutje ai vazhdon fushatën e tij me takime të njëpasnjëshme në vendbanimet e komunës, ku thekson prioritetet e programit të tij për një qeverisje transparente dhe zhvillimore. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: