Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj skuadrës franceze Marseille, raporton IndeksOnline
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, mirëpo Reali rikthye gjithçka me përmbysje falë dy golave të shënuar nga Mbappe, i cili vazhdon të konfirmojë se është njeriu i momentit për ‘Los Blancos’.
Kujtojmë që Reali arrit që të shënoj fitore me një lojtar më pak, pasi në minutën e 72’të, Carvajal u ndëshkua me karton të kuq pasi e goditi me kokë portierin e Marseille. /IndeksOnline/