75 Mall Live Search
08:19 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / G T

Jose Mourinho po kthehet si trajner, kjo është skuadra e tij e re?

Jose Mourinho pritet të rikthehet si trajner, pas shkarkimit nga Fenerbahce javë më parë.

Trajneri portugez pritet të emërohet në stolin e Benficas, pasi kjo e fundit e largoi Bruno Lage, shkruan Indeksonline

Lage u shkarkua nga posti i trajnerit menjëherë pas humbjes ndaj Qarabag në UEFA Champions League.

Mediat në Portugali tashmë e bëjnë si të kryer, Jose Mourinhon e shohin trajnerin e ardhshëm të Benficas.

Kujtojmë që Mourinho në të kaluarën kishte menaxhuar ekipin e Portos, ku ishte shpallur kampion në UEFA Champions./Indeksonline/