Cole Palmer: Treguam se mund të luajmë kundër ekipeve të forta, merituam më shumë…!

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje ndaj Bayern Munchenit me shifrat 3:1, në ndeshjen e parë të UEFA Champions League.
Cole Palmer, shënoi golin e vetëm për “blutë” e Londrës, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Palmer tha se skuadra e tij luajti shumë mirë dhe meritoi më shumë në këtë ndeshje.
“Ne treguam se mund të përballemi me çdo skuadër të fortë. Merituam më shumë të themi të drejtën. Por, kur bën gabime në ndeshje të tilla të forta, atëherë është vështirë për t’u rikthyer”, u shpreh Palmer.
Cole Palmer shënoi edhe një gol tejtër mbrëmë, por që u anulua nga sistemi VAR, për pozitë jashtë loje./Indeksonline/