75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / AR

“A mund të ndalojmë normalizimin e Tesla”-ve?”, Arbenita thumbon shoferët në Dubai

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, ka kohë që është “zhdukur” nga Kosova.

Së fundmi ka ndezur rrjetin me një InstaStory ku shihet një “Tesla” në pasqyrën e saj dhe shkruan:

“A mund ta ndalojmë normalizimin e makinave “Tesla”, ju lutem, veçanërisht në Dubai?”, shkruan Indeksonline.

Postimi i saj bëri bujë ku thuhet se shumë po përdorin makinat elektrike si pjesë e një të ardhmeje më “green”.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letërrreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit./Indeksonline/