75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / G T

Drejtori sportiv i Hajdukut zbulon shifrat që shpenzoi gjatë merkatos: Kemi transferuar Ron Raçin për 300 mijë euro…!

Drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Goran Vuçeviq përmes një interviste për “SN”, ka zbuluar shifrat e transferimeve gjatë merkatos së verës.

Skuadra kroate transferoi dy lojtarë shqiptarë gjatë verës, duke përfshirë këtu Adrion Pajazitin dhe mbrojtësin e Prishtinës, Ron Raçin, shkruan Indeksonline

Edhe pse të gjithë e dijmë që Raçi shkoi te Hajduku për 300 mijë euro, tashmë konfirmohet edhe nga vetë klubi kroat.

Raçi takes the big step, joins the Croatian giant - KOHA.net

“Po e zbuloj për herë të parë, ne kemi shpenzuar 970 mijë euro gjatë afatit kalimtar. Kemi blerë Fran Karaçiqin për 100 mijë euro, Ivica Ivushiq për 570 mijë, Ron Raçin për 300 mijë, kurse Ante Rebiqin dhe Adrion Pajazitin erdhën si lojtarë të lirë.

“Të gjithë këta ranë dakord për kushte maksimale, kontratë pothuajse identike, të cilat, e përsëris janë dukshëm më të ulëta se më parë. Detyra ime e parë këtu, ishte pikërisht stabilizimi i kontratave”, u shpreh Vuçeviq

Kujtojmë se Ron Raçi ka bërë disa paraqitje në këtë fillim të sezonit në Kroaci dhe në garat e UEFA-s. Kurse Adrion Pajaziti është shëndërruar menjëherë si mesfushori kyç i klubit kroat./Indeksonline/