Rekordi që e pret Haalandin nëse shënon kundër Napolit sonte në Champions

Skuadra e Manchester Cityt sonte luan ndeshjen ndaj Napolit, e para e sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.
Një rekord mund të shkruhet sonte dhe protagonist është Erling Haaland, shkruan Indeksonline
Sulmuesi norvegjez nëse shënon sonte, bëhet lojtari i parë, më i shpejt që arrin në shifrën e 50 golave në Ligën e Kampionëve.
Pra, lojtarit të Cityt i duhet vetëm një gol për të shkuar në shifrën e pesëdhjetë golave në kompeticionin e parë të UEFA-s.
Ndeshja mes Cityt të Pepit dhe Napolit të Contes zhvillohet nga ora 21:00 në “Etihad”.//Indeksonline//