Dua Lipa pushton New Yorkun, fansat ‘vërshojnë’ për autografe

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa mori vëmendjen e fansave në “Radical Optimism” në Bowery në New York City.
Ajo zbuloi sipërmarrjen e saj të fundit biznesore në dyqan, më pas u rrethua nga fansa entuziastë të cilët mezi u përmbajtën, transmeton Indeksonline.

Dua Lipa dukej jashtëzakonisht bukur me një bluzë elegante të bardhë me vija, pjesërisht të zbërthyer për të zbuluar reçipetat e zeza.

Ajo e kombinoi pamjen me një fund blu të errët dhe taka të zeza. Dua e kompletoi pamjen me një çantë dore argjendi.

Ylli u shfaq me humor të shkëlqyer ndërsa fansat pritën jashtë dyqanit, të gjithë të etur për autografe dhe selfie. Eventi i hapur, raporton Daily Mail , është pjesë e një serie speciale dyqanesh të hapura për të festuar publikimin e albumit të saj “Radical Optimism”./Indeksonline/
