75 Mall Live Search
17:40 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Z S

Izmaku: Në Vushtrri sot treguam forcën tonë politike me praninë e liderit Fatmir Limaj

Në Vushtrri sot treguam forcën tonë politike me praninë e liderit Fatmir Limaj.

Kështu ka deklaruar, kandidatja e Nismës për të paren e Vushtrisë, Xhevaire Izamku.

Më tutje ajo u shpreh se ky bashkim tregon se jemi një ekip i fortë, me vizion dhe vendosmëri për ta çuar përpara Vushtrrinë.

Postimi i plotë:

Në Vushtrri sot treguam forcën tonë politike me praninë e liderit Fatmir Limaj.

Takimi me strukturat e degës dhe kandidatët për asamble solli një frymë të re, energji dhe besim se ndryshimi është i mundur.

🤝 Ky bashkim tregon se jemi një ekip i fortë, me vizion dhe vendosmëri për ta çuar përpara Vushtrrinë.

💜 Me mbështetjen e qytetarëve tanë, plani “Përjetë Vushtrria” do të bëhet realitet në të gjitha fushat e jetës – nga zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe bujqësia, te arsimi, rinia, kultura dhe mirëqenia sociale.

Vushtrria meriton më shumë.

Përjetë Vushtrria – 186!/Indeksonline/