Shehu veçon projektin e realizuar pas 4 dekada në Junik

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook është shprehur se në mandatin e tij të parë ka përfunduar rrugën Junik – Restavicë me komplet infrastrukturën përcjellëse.
Sipas Shehut, qarkullimi i mallrave dhe njerëzve në këtë rrugë është një hap më afër zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Komunën e Junikut.
Kandidati i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë projekt janë investuar mbi 2 milionë euro.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Në mandatin e parë kemi përfunduar rrugën Junik – Restavicë me komplet infrastrukturën përcjellëse dhe standardet e fundit evropiane, ku përfshihet edhe ndriçimi SMART i realizuar pas 4 dekadave në Junik.
Një tjetër premtim i realizuar dhe një nga projektet kryesore të qeverisjes sonë ku janë investuar mbi 2 milionë euro. Qarkullimi i mallrave dhe njerëzve në këtë rrugë është një hap më afër zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Komunën e Junikut./Indeksonline/