Guardiola e “çon” në qiell Haalandin: Është aty me Messin dhe Ronaldon

Erling Haaland ka shënuar një gol mbrëmë në fitoren e Manchester Cityt ndaj Napolit, duke thyer një rekord në Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola pas ndeshjes e çoi në qiell sulmuesin e Kombëtares së Norvegjisë, duke e krahasuar me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline
“Erling Haaland është aty me Messin dhe Ronaldon, sa i përket golave. Ai është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Pep Guardiola
Haaland mbrëmë theu rekordin, duke u bërë lojtari që shënon më së shpejti 50 gola në Champions League (në 49 ndeshje)./Indeksonline/
“Erling is there with Messi and Cristiano Ronaldo. In terms of goals, he is exceptional” 🤩
— Sky Sports News (@SkySportsNews) September 19, 2025
Pep Guardiola on Erling Haaland after he became the quickest player to score 50 Champions League goals 🔵 pic.twitter.com/YJI5s26G7k