Bajrami: Kurti po tallet me SHBA-në, qytetarët dhe shtetin e Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas deputetit Kurti, Ambasada Amerikane në Prishtinë qenka e veçuar nga politika e jashtme amerikane, me siguri edhe kur është tallur me sekretarin e shtetit ka mendu që po bën shaka me një fqinjë të rëndomtë, pra ky është niveli i seriozitetit të Kurtit, i cili ka uzurpaur zyrat e shtetit dhe po teston limitet e prokurorisë, veprimin e të cilës po e presim me muaj.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raportëve Kosovë – SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por assesi ish-opozitën. Lidhja Denokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprejen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thëllojmë tutje.
Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i prpocesit të fillimit të dialogut strategjik me SHBA-në sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-në apo ndonjë aleatë tjetër të shtetit tonë.
Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tashti po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-së që është pezullimi i fillimit të dialogut strategjik.
Për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së, nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë.
Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë euro tenderët njëburimorë. Qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dergu në këtë pikë shtetin e Kosovës!”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/