75 Mall Live Search
19:27 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

Banorët e Graçanicës në hall me zjarrëvëniet e qëllimshme

Banorët e një pjese të Komunës së Graçanicës, po përballen me një valë të përsëritur zjarrvëniesh të qëllimshme, të cilat, sipas tyre, po rrezikojnë seriozisht jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Është hera e dytë brenda dy viteve që ndodhin zjarrvënie të qëllimshme në këtë zonë. Kemi lajmëruar policinë në të dy rastet, por askush nuk merr përgjegjësi. Nuk ka sqarime nga ana e autoriteteve”, shprehen të shqetësuar banorët e kësaj komune.

Përveç mungesës së reagimit institucional, banorët ankohen edhe për vonesat e zjarrfikësve dhe problemet teknike me pajisjet e tyre.

Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për të parandaluar incidente të tilla dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/