75 Mall Live Search
21:38 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

PDK “ndez motorët”, në Gjakovë, qytetarëve iu premtohen projekte konkrete

Në një takim me qytetarët e Duzhnjës, Hajdar Beqa, kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës nga kjo parti, Ervin Shabani, kanë ndarë vizionin dhe projektet konkrete për zhvillimin e kësaj komune.

Beqa u shpreh se bashkimi i energjive, uniteti dhe vendosmëria për ndryshim do ta çojnë Gjakovën drejt një të ardhme më të mirë, duke garantuar se PDK është e gatshme për të udhëhequr me përgjegjësi dhe përkushtim.

“Me unitet, vendosmëri dhe besim në ndryshim, jemi gati ta çojmë përpara zhvillimin e komunës tonë dhe fitoren e PDK-së!” u shpreh Beqa.

Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtij rrugëtimi për të ardhmen që, siç tha ai, e meritojnë të gjithë qytetarët e Gjakovës.

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, prezantoi projektet kryesore të planifikuara për mandatin e ardhshëm, duke u zotuar për një qeverisje transparente, efikase dhe të orientuar drejt nevojave reale të qytetarëve./IndeksOnline/