Vetaksident në Ferizaj, vetura me targa të Shqipërisë godet shtyllën në nënkalim pas mesnate

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës rreth orës 12:20 në Ferizaj.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë me targa të Shqipërisë ka goditur një shtyllë në nënkalim.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/