75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / A

Policia sekuestron kamionin me dru, ndalohen tre persona në Prapashticë

Policia e Kosovës ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me kamionin e tyre të ngarkuar me dru zjarri, nën dyshimin se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kamioni me ngarkesën është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Prapashticë, Prishtinë 19.09.2025-15:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me  rastin kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar me kamionin e  tyre të ngarkuar me dru zjarri,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar mallra-dru. Në konsultim me prokurorin, kamioni është sekuestruar bashkë me ngarkesën dhe është dërguar në stacionin e policisë kufitare për procedura të mëtutjeshme, ndërsa të dyshauarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.