Nico Paz i dërgon një sinjal Real Madridit

Nico Paz po kalon një sezon fantastik në Serie A, me skuadrën e Comos.
21-vjeçari argjentinas i cili shkëlqeu edhe vitin e kaluar, tani ka shënuar dy gola në tre ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Paz i cili ishte pjesë e akademisë së Real Madridit u ble nga Como në vitin 2024, por që dashuria për klubin mbretëror duket se nuk ka mbaruruar.
”Los Blancos” e kanë opsionin e riblerjes, derisa edhe tifozët madrilen e duan tashmë rikthimin e tij.
Krahas spekulimeve, ishte vet futbollisti argjentinas i cili i ka dërguar një sinjal Real Madridit se do të dëshironte një rikthim në ”Santiago Bernabeu”.
Së fundmi, ai ka ripostuar një video të ish-klubit, në profilin e tij në Instagram, duke ngjallur dyshime te fansat./IndeksOnline/
