75 Mall Live Search
09:45 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

38 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton mbi dy mijë e 500 gjoba

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Sipas raportit të policisë, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2571 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 12 ka dërguar në mbajtje.