Slot i jep mbështetje Florian Wirtz: Ai bëhet gjithnjë e më i mirë

Florian Wirtz ende nuk po arrin të lë gjurmë te Liverpuli, ashtu siç bëri te Bayer Leverkusen.
Sulmuesi gjerman i cili u transferua gjatë afatit kalimtar veror, ende nuk ka shënuar gol në një ndeshje zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Por pavarësisht kësaj, trajneri i Liverpulit, Arne Slot është i kënaqur me 22-vjeçarin dhe i ka dhënë mbështetje të plotë.
Para derbit me Evrertonin, Slot tha se Wirtz po gjithnjë e më i mirë në çdo ndeshje dhe se duhet pak kohë që të përshtatet ntensitetin e Premier League.
“Florian Wirtz është një artist. Ai bëhet gjithnjë e më i mirë në çdo ndeshje. Gjithmonë e dëshiron topin, edhe nëse ka momente kur mund të bëjë më mirë. Nuk kemi pse t’i mësojmë si të luajë futboll. Ai thjesht duhet të përshtatet me intensitetin e Premier League.”, ka deklaruar Slot./IndeksOnline/