75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / Gj Sh

Deco jep sinjale pozitive për rinovimin e Frenkie de Jong me Barcelonën

Drejtori sportiv i FC Barcelonës, Deco, është shprehur optimist për rinovimin e kontratës me mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se negociatat janë në rrugë të mbarë dhe se të dyja palët janë të kënaqura me situatën aktuale, shkruan IndeksOnline.

“Rinovimi i Frankie? Negociatat janë duke vazhduar dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje. Ai është i lumtur te Barcelona, dhe ne jemi të lumtur me të.”, ka deklaruar Deco.

De Jong ka qenë një prej lojtarëve kyç në mesfushën e Barcelonës që prej ardhjes së tij nga Ajax në vitin 2019. Edhe pse ka pasur spekulime për largimin e tij në të kaluarën, duket se drejtuesit katalanas janë të vendosur ta mbajnë 27-vjeçarin si pjesë të projektit afatgjatë.

Rinovimi i tij do të ishte një hap i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Hansi Flick./IndeksOnline/