75 Mall Live Search
13:48 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / Gj Sh

Ronaldinho do të dorëzojë Topin e Artë 2025

Një nga figurat më ikonike në historinë e futbollit, Ronaldinho, do të ketë një rol të veçantë në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë 2025.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, legjenda e Barcelonës do të dorëzojë personalisht trofeun prestigjioz për fituesin e këtij viti, shkruan IndeksOnline.

Ronaldinho, fitues i Topit të Artë në vitin 2005, është një nga emrat më të dashur në botën e futbollit. Kontributi i tij te Barcelona dhe ndikimi në zhvillimin e lojës e bëjnë atë një figurë të denjë për një moment kaq simbolik.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit do të mbahet në Paris, të henën më 22 shtator, ku do të shpallen fituesit e kategorive kryesore, përfshirë Topin e Artë për meshkuj dhe femra, si dhe çmime të tjera individuale si Kopa Trophy dhe Yashin Trophy./IndeksOnline/