75 Mall Live Search
15:21 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / Gj Sh

Liverpuli tjetër nivel për skuadrat e Premierligës, shënon fitoren e pestë

Liverpuli duket se do të jetë i pa konkurrent edhe këtë sezon në Premierligë.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka shënuar fitoren e pestë radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara, pasi sot në ”Anfield” shënoi fitore në derbin lokal ndaj Evertonit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ryan Gravenberch shënoi golin e epërsisë për skuadrën e Arne Slot, në minutën e 10-të.

Hugo Ekitike me golin e shënuar në minutën e 29-të dyfishoi rezultatin për Liverpulin.

Golin e nderit për Evertonin e shënoi Idrissa Gueye, në minutën e 58-të.

Liverpuli vazhdon kryesimin e Premierligës, me 15 pikë në pesë ndeshje, ndërsa Everon renditet në vendin e shtatë, me 7 pikë./IndeksOnline/