75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / G T

Real Madridi pa problem e kalon edhe Espanyolin

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Espanyolit, në ndeshjen e javës së pesë në La Liga.

Qysh në pjesën e parë skuadra vendase tregoi se është futur në fushë për t’i marrë tre pikë, shkruan Indeksonline

Eder Militao shënoi një eurogol në minutën e 23’të.

Në pjesën e dytë, ekipi i Xabi Alonsos shënoi një gol tjetër me anë të Kylian Mbappes.

Me fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/