Video e vjetër që tregon Charlie Kirk duke prezantuar të fejuarën e tij bëhet virale

Një moment prekës nga emisioni “The Charlie Kirk Show” është bërë sërish viral në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje një skenë të ndjerë mes Charlie Kirk dhe të fejuarës së tij të atëhershme, Erika.
Videoja tregon një episod intim, ku Erika – në atë kohë e njohur edhe si ish-Miss Arizona USA – përpiqet të ruajë përqendrimin gjatë një interviste me vetë Charlie-n. Ndërsa ai hyn në dhomë për ta intervistuar, ajo duket e emocionuar dhe e përfshirë nga ndrojtja.
“Nuk do të jem në gjendje të përqendrohem, duke qenë kaq afër tij,” dëgjohet të thotë ajo me buzëqeshje të sikletshme.
“Do të shikoj vetëm Charlie,” shton ajo, duke reflektuar një ndjenjë të çiltër dhe dashurie të sinqertë.
Në përpjekje për ta kthyer situatën në një bisedë normale, Charlie ulet përballë saj dhe e fton që të prezantohet. Por Erika, e skuqur dhe e emocionuar, e cilëson momentin si “turpues” dhe vështirë se arrin të fokusohet në pyetjet që i parashtrohen.
Oh my goodness. How beautiful is this❤️❤️❤️❤️
— Sue Knows Best (@sues86453) September 17, 2025
It just makes me realize all over again her loss and the loss of this nation. How can your heart not cry out for this woman right now😢😢#WeAreCharlieKirkNow #IAMCHARLIEKIRK pic.twitter.com/2SDAcWYkQm
Megjithatë, Charlie e mbyll skenën me një ton profesional dhe të dashur:
“Tungjatjeta të gjithëve, mirë se vini në këtë episod të ‘The Charlie Kirk Show’. Sot kam nderin të kem si të ftuar më speciale të fejuarën time, Erika. Mirë se erdhe në shfaqje.”
Kjo video është rishfaqur në rrjet menjëherë pas tragjedisë së 10 shtatorit, kur Charlie u vra në Universitetin Utah Valley – një ngjarje që ka prekur thellë ndjekësit dhe komunitetin që ai ndërtoi ndër vite.