75 Mall Live Search
19:51 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / H F

SHBA ndihma ushtarake për Izraelin, 6.4 mld $ për helikopterë sulmi dhe mjete të blinduara

Administrata Trump ka kërkuar miratimin e Kongresit amerikan për një pako të re armësh për Izraelin në vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, në një kohë kur konfliktet në Rripin e Gazës po intensifikohen.

Sipas burimeve marrëveshja përfshin 30 helikopterë sulmues APAÇI dhe 3,250 automjete sulmuese për këmbësorinë izraelite. Kjo lëvizje e administratës vjen pak ditë para se liderët botërorë të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku pritet të zhvillohet edhe një takim i nivelit të lartë i Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Gaza.

Ushtria izraelite ka njoftuar për zgjerim të operacioneve ushtarake në qytetin e Gazës, duke goditur infrastrukturën e Hamasit.  (A2 Televizion)