75 Mall Live Search
21:01 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / H F

Qemajl Aliu prezanton programin e ri për Shtimen: 60 premtime për të ardhmen

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke paraqitur 60 premtime për të modernizuar qytetin.

Në një ngjarje të mbajtur me qytetarët dhe ish-kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Aliu tha se Shtimja do të bëhet më e bukur, më e gjelbër dhe më funksionale.

Aliu theksoi se gjatë katër viteve të fundit, Shtimen ka marrë mbi 50 milionë euro investime, duke u shndërruar në një histori suksesi. Ai gjithashtu prezantoi ekipin e tij, me 23 kandidatë të rinj për Kuvendin Komunal, të cilët do të vazhdojnë këtë transformim.