75 Mall Live Search
10:31 / E Diele, 21 Shtator 2025 / Burim

Ndërron jetë lideri i një partie në Kosovë

Ka vdekur Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.

I ndjeri ishte kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë miqtë e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/