75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 21 Shtator 2025 / Burim

Ky është 49 vjeçari që i dha fund jetës në Istog

Një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës nga lartësia e një banese në qytetin e Istogut.

IndeksOnline mëson se viktima është A. Mehmetaj, i lindur në vitin 1976.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova. /IndeksOnline/