Shpati Zekaj lufton për medaljen e Bronztë

Shpati do të ndeshet për medaljen e Bronztë në Kupën Evropiane për Senior në Shkup!
Xhudisti kosovar këtë e arriti pasi ndesh në repasazh të dyfisht.
Luften e parë të repasazhit, Shpati e mundi garuesin nga Kolumbia Francisco Balanta, ndersa në luftën e dytë, ai mundi garuesin nga Gjermania, Tim Shmidt.
Shpati Zekaj në ndeshjen e parë mundi Alexandru Sibisan nga Rumania me 2 Yuko.Ndërsa në ndeshjen e rradhes ai mundi me Ippon garuesin nga Italia, Daniele Accogli. Shpati në ndeshjen për gjysmëfinale u mposht nga Vidak Maljevic nga Serbia./IndeksOnline/