75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 21 Shtator 2025 / BA

Britania njohu shtetin palestinzez, Starmer: Nuk është shpërblim për Hamasin

Ndërsa njofton njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Starmer ka bërë me dije se është takuar me familjet britanike të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe sheh “torturën që ata durojnë çdo ditë dhe dhimbjen që godet thellë në zemrat e njerëzve në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar”.

“Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për t’i sjellë ata në shtëpi. Thirrja jonë për një zgjidhje të vërtetë me dy shtete është krejt e kundërta e vizionit të urryer të Hamasit. Kjo zgjidhje nuk është një shpërblim për Hamasin,sepse kjo do të thotë që Hamasi nuk mund të ketë të ardhme, asnjë rol në qeveri dhe asnjë rol në siguri”, tha ai.