Prishtina lider i Superligës, kjo është tabela pas javës së pestë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Prishtina është bërë lider i Superligës me dhjetë pikë, pasi mposhti 1:3 Malishevën, shkruan Indeksonline
Drenica e ndali Dukagjinin, pasi ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1:1. Kështu, Dukagjini i Ismet Munishit e humb pozitën e parë, por ka aq pikë sa vendi i parë (10).
Gjilani rikthehet te fitorja, pasi mposhti Ferizajin me shifrat minimale 0:1, duke shkuar kështu në kuotën e shtatë pikëve.
Llapi dhe Ballkani, derbi i javës së pestë u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.
Kjo është tabela pas javës së pestë.
