75 Mall Live Search
20:59 / E Diele, 21 Shtator 2025 / F.R

Kërkohet ndihmë për mjekun e ri nga Shqipëria

Mimoza Kocllari (Caca), mjeke në Qendrën Shëndetësore të Kuçovës, bën apel për ndihmë për djalin e saj të vetëm, Gerin, i cili po lufton për jetën pas një ndërhyrjeje urgjente dhe shumë të komplikuar në Gjermani, për shkak të disekacionit të aortës dhe trombozës së arteries mezenterike.

Operacioni dhe trajtimi i tij kapin shifrën prej 95 mijë eurosh, ndërsa Geri pritet të përballet edhe me një ndërhyrje tjetër brenda tre muajsh.

Familja Kocllari kërkon mbështetjen e qytetarëve për t’i dhënë shansin Gerit të vazhdojë ëndrrën e tij për të qenë mjek që sjell shpresë për jetën e të tjerëve.

Ky është linku ku mund të kontribuoni.